Turizëm

Prizreni, Berati dhe Ohri, tri qytetet e bukura në Ballkan

Në mesin e tetë qyteteve që duhet t’i vizitoni në Ballkan, janë edhe Prizreni në Kosovë, Berati në Shqipëri dhe Ohri në Maqedoni

Gadishulli Ballkanik nuk është njëri nga destinacionet turistike sikurse plot vende tjera në Evropë.

Por në këtë pjesë të Evropës janë të gjitha, plazhet e jashtëzakonshme, malet e paprekura, qytetet kulturore, parqet arkeologjike, shkruan “theculturetrip.com”.

Ballkanin duhet ta vizitoni sa më shpejt, para se të tjerët ta kuptojnë se sa të mrekullueshme janë vendet.

Në mesin e tetë qyteteve që duhet t’i vizitoni në Ballkan, janë edhe Prizreni në Kosovë, Berati në Shqipëri dhe Ohri në Maqedoni.

Vendet tjera janë Piran në Slloveni, Rovinj në Kroaci, Mostar në Bosnje e Hercegovinë, Novi Sad në Serbi dhe Budva në Mal të Zi.