Turizëm
Prizreni dhe Tirana, në top-10 destinacionet nga “Lonely Planet”
Në renditjen e saj, Prizreni ndodhet në vendin numër katër, kurse kryeqyteti shqiptar në atë të dhjetë
Prestigjiozja amerikane që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet “Lonely Planet”, ka renditur Prizrenin dhe Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë.
Në renditjen e saj, Prizreni ndodhet në vendin numër katër, kurse kryeqyteti shqiptar në atë të dhjetë, shkruan albinfo.ch.
Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë”, por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim.
Sipas “Lonely Planet” nuk duhet humbur një udhëtim me teleferik në malin e Dajtit dhe mbrëmjet në zonën e ish-bllokut.
Ndër vendet për t’u vizituar, prestigjiozja amerikane rendit Spanjën, Anglinë, Francën dhe Greqinë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit