Lifestyle

Problemet me dhëmbë ia ndërpresin koncertet Dua Lipës

Në një postim në rrjete sociale ajo ka sqaruar se deri tash ka performuar me dhimbje të madhe për shkak të dhëmbit të pjekurisë

Dua Lipa ka njoftuar se ka anuluar disa koncerte që i mbante si pjesë e turneut të yllit botëror Bruno Mars, për shkak të problemeve me dhëmbë.

Në një postim në rrjete sociale ajo ka sqaruar se deri tash ka performuar me dhimbje të madhe për shkak të dhëmbit të pjekurisë, transmeton Albinfo.ch.

“Siç më ka këshilluar dentisti, është dashur t’i heq menjëherë”, ka shkruar ajo duke shtuar se është e pikëlluar që po e ndërpret turneun që e ka dashur shumë.