Sport

Problemet me zemër detyruan Canën të pensionohet

Lorik Cana mbetet lider edhe jashtë fushës, ai do të formojë fondacionin me emrin e tij për t’i ndihmuar fëmijët

Lorik Cana mbetet legjendë e futbollit shqiptar. Lider, kapiten dhe futbolliste me zemër të madhe në fushë.

 

Ish-kapiteni kuqezi ka zbuluar se pse u largua nga futbolli. “Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do të ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë Cana për “TCH”.

 

Cana mbetet lider edhe jashtë fushës, ai do të formojë fonacionin me emrin e tij për t’i ndihmuar fëmijët, përcjell albinfo.ch.

 

Loriku ka treguar gjithashtu se mundohet që sa më shumë kohë t’i kushtojë familjes së tij. Ai është vëllai i madh motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare.

 

Cana ka folur edhe si u njoftua me Monikën në një restorant në Itali. Ai më pas u martua me të dhe kanë një djalë.