E-Diaspora

Procesi i vrasjes: Shqiptari, serbët dhe dy therje në zemër

Një 38 vjeçar pa arsye ka qëlluar për vdekje një shtetas serb dhe një tjetër ka plagosur rëndë. Kthesë e papritur në procesin gjyqësor kundër dorasit kosovar, shkruan “Der Standard”.

Beqir T. (38) në 19 gusht në rrugën Ottakringer të Vjenës për motive të ulta ka therur për vdekje një person dhe një tjetër plagosi rëndë. Kosovari theksonte se ka goditur në vetëmbrojtje, ndërsa prokurorja Sabine Rudas-Tschinkel thekson se deri te vepra tragjike ka ardhur si pasojë e “motiveve të ulta”. Beqiri ishte rrugës me ish të dashurën, ku kjo e fundit kishte marrë një kompliment të paturp nga i sulmuari për vdekje, Perica G.: “në këtë kohë, ende sheh një femër kaq të bukur”. I akuzuari kishte humbur toruan dhe sulmoi me thikë dyherë në zemër. Por në këtë moment ai nuk ka vdekur, pasi pronari i lokalit thirri dy persona tjerë për ndihmë. Një prej tyre ka sulmuar të paditurin, ndërsa tjetri duke tentuar të qetësonte situatën ka marrë një therje në bark. Pra këtu nuk bëhet fjalë më për “vetëmbrojtje” por për “vrasje” për motive të ulta, përcjell albinfo.ch.

Pasi u godita, sulmova me thikë

Shqiptari jetonte prej 2003 në Vjenë dhe përpara trupit gjykues mundohej të sqarohej se në çfarë paniku kishte qenë në ato momente. Historia sipas Beqirit është kështu: Pak përpara tragjedisë, ai ishte takuar me ish-in në diskotekë. Gjatë kthimit në shtëpi duheshte të urinonte dhe këtë e bëri mes veturave të parkuara. Papritur aty janë ndodhur i ndjeri G. dhe shoqëruesit e tij, që e rrethuan dhe e goditën. Aty nxjer thikën për t’u mbrojtur.

Megjithatë në pyetjen se pse ai kishte me vete një thikë, shqiptari nga Kosova është përgjigjur se “thikën e përdor çdoherë në punën e ndërtimtarisë – për ushqim.” Ndërsa në pyetjen se pse tre persona kishin ardhur në drejtim të tij, ai u përgjigj shkurt se “nuk e dinte”, duke u penduar që dyherë e kishte goditur në zemër njërin sosh.

Ish e dashura dhe një fqinje, fillimisht nuk kishin dashur të japin deklarata për rastin.

Kthesa e papritur

Por rasti ka marrë kthesë të papritur, pas prononcimit të ish të dashurës. Shoqëruesin e saj, i vdekuri i kishte thanë “eja këtu, tani do vrasim shqiptarin!”. Këtë e kishte thënë ajo edhe në polici, por nuk ndodhej në protokoll. Edhe një fqinje anonime, që të vdekurin e kishte njohur duke u arratisur, e kishte dëgjuar në Gjykatë ndryshe, nga çfarë ishte shkruar në padi. Ajo kishte qenë e zgjuar në katin e tretë të banesës. “Poshtë ishin duke u zënë i pandehuri dhe Perica.”

Shqiptari ishte tepër i zemëruar dhe përdorte fjalë të ndyra, kujton dëshmitarja që flet serbisht.

Situatë e paqartë

Gjithsesi: burrat në këtë kohë ishin pesë metra larg njëri-tjetrit. Atëkohë i vdekuri G. kishte thirrur të tjerët me fjalë: “Ejani këtu, që t’ia p*llojmë nanën shqiptarit!”. Fillimisht kishte sulmuar T., ndërsa më i riu mundoheshte të qetësonte situatën, kur mori një therje me thikë në bark. Duhet të ketë qenë një situatë konfuze. “I riu atëkohë largohet dhe Perica e pyet ‘Vëlla, të ka therur?’”, thotë më tej dëshmitarja. Ajo nuk e kishte parë goditjen fatale ndaj Perica, por e kishte parë bluzën e tij që ishte njollosur, me gjasë me gjak. Por dëshmitarja mohon që shqiptari të ishte goditur nga të pandehurit.

Nuk kishte kërcënim me vdekje

Ish e dashura që është ftuar për dëshmi dyherë nga policia, flet rumanisht dhe pak gjermanisht. Fillimisht ajo kishte gënjyer për rastin herën e parë, ndërsa herën e dytë e ka treguar të vërtetën. Kurrsesi nuk bëhet fjalë për kërcënim me vdekje nga G. për të pandehurin shqiptar – “sigurisht që këtë e sajova vetë.” Këtu ndërhyn avokati i shqiptarit Philip, që të qartësohet përkthimi i saj dhe kërkesa pranohet. Seanca shtyhet për 3 maj.