Kosova

Prodhimet e Kosovës vazhdojnë të përballen me shumë probleme

Prodhimet “Made in Kosova” problem të vazhdueshëm  për eksport kanë me Serbinë dhe Bosnjën, po ashtu janë përballur me barriera tregtare edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Edhe pse tash e dhjet vite Kosova është anëtare e organizatës për tregti të lirë  CEFTA-s, vendi po vazhdon të ketë probleme dhe barriera tregtare me vendet fqinje, përfshirë edhe Shqipërinë e Maqedoninë.

Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike në vend thonë se Kosova vazhdimisht ka hasur në barriera në aspektin e shkëmbimit tregtar, dhe se institucionet, përveç deklaratave populiste, nuk janë marrë seriozisht me vështirësitë që hasin prodhuesit.

Kompanitë kosovare janë të vetmet në rajon që po vazhdojnë të hasin në vështirësi të plasimit të produkteve të tyre shkruan “Koha Ditore”. Prodhimet “Made in Kosova” problem të vazhdueshëm  për eksport kanë me Serbinë dhe Bosnjën, po ashtu janë përballur me barriera tregtare edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë.