Kosova

Produktet e Kosovës edhe në tregun ndërkombëtar

Nehat Krasniqi nga Konjuhi i Lipjanit jo vetëm që ka punësuar gjithë familjen, por ka marrë edhe punëtorë sezonalë

Bujqësia është një sektor shumë me rëndësi në Kosovë, ku shumë bujq jetojnë nga prodhimet, por marrin edhe punëtorë.

Bujku Nehat Krasniqi nga Konjuhi i Lipjanit thotë se me gjithë familjen, përveç tokës që ka në pronësi, ai merr tokë edhe me qira, përcjell albinfo.ch.

Krejt kjo për të mbjellë kultura të ndryshme bujqësore, në mënyrë që përmes saj të krijojë vende pune dhe të sigurojë të ardhura për familje. Sfidat janë pjesë e punës, por rendimentet dhe cilësia nuk mungon.

Kjo ka bërë që Krasniqi ta punësojë gjithë familjen, por edhe të marrë punëtorë sezonalë.

Përmes punës në bujqësi dhe mbështetjes institucionale, siç thotë fermeri nga Lipjani, arrihet që produktet e vendore ta mbushin jo vetëm tregun e brendshëm por edhe atë jashtë Kosove.

https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155418980133859/