Jeta në Zvicër

Profesori universitar: Më përpara Xhaka thjesht do të injorohej

Çfarë do të thotë të jesh zviceran? Vetë diskutimi për këtë pyetje është për Kijan Espahangizi një shenjë e mirë. Për çfarë arsye, ai e tregon në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Tages Anzeiger”

Fillimisht, profesori universitar Kijan tregon veprimin me refugjatët dikur dhe sot, mes idealizmit për t’i pranuar të gjithë dhe pragmatizmit për të strehuar aq sa janë kushtet logjistike.

“Në fillim të viteve 80-ta erdhën mijëra refugjatë nga Indokina, të cilët u mirëpritën pasi llogariteshin si viktimë e sistemit komunist nga shema humanitare e Zvicrës neutrale në Luftën e Ftohtë. Disa muaj më vonë u arratisën, në numër më të vogël, tamilët dhe turqit, të cilët menjëherë u përshkruajtën me gjuhë raciste nga mediat. Kjo natyrisht ndikoi tepër në përpjekjen për integrimin e tyre”, thotë profesori i ETH, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me ndikimin e debateve të ndryshme rreth refugjatëve afrikanë, Ozilit dhe shqiponjës dykrenore në Zvicër, Kijan përgjigjet: “Vështirësia qëndron aty pasi secili nëpër media përgjigjet për atë që është e rëndësishme ose oportuniste për të. Çfarë më shumë përmbajnë debatet janë përkatësia në shoqëritë emigrante. Refugjatët në Gjermani dhe Zvicër shpesh paraqiten si “të tjerët”. Zviceranët vetë harrojnë se kanë një histori refugjatësh dhe se refugjatët e sotëm do jenë bashkëqytetarë të të nesërmes. Edhe refugjatët eritreas të arratisur në Zvicër dhe fëmijët e tyre, së shpejti do konfrontohet me pyetjen e përkatësisë së shumëfishtë si sot shqiptaro-zviceranët. Ndokush mund të qëndrojë pas shqiponjës dykrenore, por vetë fakti që diskutojmë se çfarë do të thotë të jesh zviceran është një shenjë e mirë”, transmeton tutje albinfo.ch.

Më pas ai ndalet konkretisht te rasti i Granit Xhakës dhe historia e të qenurit zviceran përpara tridhjetë vjetësh: “Më përpara Xhaka thjesht do të injorohej. Ky zhvillim nuk ka rënë nga qielli. Por ky zhvillim i pranimit të të huajve sot, ka ardhur pas kontesteve dhe luftërave sociale në dekadat e fundit”.

Kijan thekson se pa marrë parasysh emrin, ngjyrën e lëkurës dhe numrin e pasaportave, përsëri ti mund të jesh zviceran. Në rast se kjo injorohet, atëherë do shtohen barrierat mes zviceranëve dhe të huajve, emigrantëve dhe banorët vendas, të bardhëve dhe të zinjve.

“Ne kemi nevojë për projekte, të cilët nuk kanë frikë nga kundërthëniet, shumë kuptimësia dhe konfliktet.

Kjo Zvicër nuk është një Multi-Kulti- ideal, por as edhe një skenar horror. Ka racizëm, por ka edhe zhvillime të mira. Zvicra kurrë nuk ka qenë me kaq pak probleme, as në vitin 1291 dhe as në versionin e 1848.”

Në fund profesori Kijan është pyetur për iniciativën e ngritur nga popullistët e ekstremit të djathtë SVP, rreth banorëve me dy nënshtetësi, ose shqiptaro-zviceranët,  për të mos qenë pjesë e policisë.

“Politika e qytetarëve me dy nënshtetësi është arritja më e rëndësishme e politikës integruese në vitet 90-të. Një sulm mbi këtë do i kushtonte shumë  Zvicrës – mbi të gjitha për SVP. Identiteti i shumëfishtë sot është një realitet social, që nuk mund të shmanget përmes ligjit. Për shumicën përkatësia e dyfishtë nuk është problem dhe duket normale. Natyrisht që ka sfida dhe tensione, por kur nuk ndodh një gjë e tillë?”.