Gjuha

Program i pasur artistik i nxënësve të Shkollës shqipe të Kantonit të St. Gallenit

Prindërit, të cilët e kishin mbushur përplot sallën e komunës në Vatvil, patën rastin të përcjellin një program të lloj-llojshëm dhe cilësor me këngë, valle dhe recitime të bukura kushtuar atdheut, Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, shkollës, mësuesit, nënës, diellit, abetares etj.

Me rastin e festave kombëtare:  550 – vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,  7 Marsit – Ditës së Mësuesit, 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, si dhe 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin e St. Gallenit organizoi manifestimin e radhës, më 25 Mars 2018, në qytezën Vatvil, ku nxënësit e të gjitha shkollave u prezantuan me pikat  e tyre më të mira.

Prindërit, të cilët e kishin mbushur përplot sallën e komunës në Vatvil, patën rastin të përcjellin një program të lloj-llojshëm dhe cilësor me këngë, valle dhe recitime të bukura kushtuar atdheut, Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, shkollës, mësuesit, nënës, diellit, abetares etj.

Programi u hap me nxënësit e shkollave shqipe të cilët kënduan himnin e flamurit dhe pastaj, kryetari i Kryesisë kantonale z. Mehmetali Sherifi, i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit, si dhe falënderoi prindërit, për angazhimin e tyre.

Më pastaj, kryetari i Këshillit të Arsimtarëve z. Vaxhid Sejdiu, mori fjalën duke kujtuar festat kombëtare dhe bëri prezantimin e librit “Letërsia shqiptare I” të prof. Dr. Isak Shemës, i cili i kushtohet nxënësve të shkollës shqipe në mërgatën shqiptare. Në këtë rast profesor Shema u shpall anëtar nderi i LAPSH-it “Naim Frashëri”, të St. Gallenit, duke iu dhuruar vendimi i Kryesisë dhe një mirënjohje, për punën e tij letrare dhe shkencore.

Pas përkujtimit të 7Marsit, mësuesit u nderuan me nga një tufë lule; në rend të parë mësuesve veteranë: prof. Dr. Isak Shema, dhe zonja Mehreme Shema, në shenjë respekti për punën e tyre shumëvjeçare në arsimin shqip, si dhe mësuesit e shkollës shqipe, të cilët punojnë me përkushtim me fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.

Më pas, nxënësit e shkollave shqipe u  paraqitën me pika të zgjedhura, të cilat u pritën jashtëzakonisht mirë nga pjesëmarrësit, si dhe duke dëshmuar, siç tha edhe njohësi i mirë i programeve shkollore në Zvicër, gazetari i  mirënjohur Rexhep Rifati  “se pikat shkollore të mësimit plotësues shqip (në Kantonin e St. Gallenit) janë ndër më të organizuarat në Zvicër”.                                                                   

Pjesa artistike filloi me nxënësit e shkollës shqipe të Buksit me “Vallen e Pavarësisë”, duke i lënë vend nxënësve të shkollës shqipe të Balgahit, të Villit, Vitenbahit, Gosaut, Buksit, Sargansit, Melsit, Flumsit, Uznahit, St. Gallenit, Vatvillit, Sevelenit: Arian Sherifit, Amela Sherifit , Albiona Gashit, Fortuna Alajt, Driton Gashit, Flutura Alajt, Florijeta Gashit, Fatlum Rexhepit, Elma Ademit, Ajna Osmanit, Laura Qaflleshit, Eljesa Mustafës, Vlera Rexhepit, Dren Rexhepit, Dafina Ramadanit, Elzona Beqirit, Petrit Keqmezit, Lorena Qaflleshit, Anesa Ametit, Beltina Shabanajt, Rina Maksutajt, Yllka Muratit, Leonita Mustafit, Ermira Ametit, Lejla Destanit, Edona Nuhiut, Elira Fetait, Vularta Kamberit, Almir Mehmetit, Lindon Kamberit, Erina Abazit, Erion Deharit, Sara Ramadanit, Omer  Abazit, Meriton Fetait, Qemal Mehmetit, Eliza Deharit, Ezana Aliut, Lajla Aliut, Sumeja Fetait, Ertual Ramadanit, Mimoza Fetait, Rimon Bilallit, Suela Fetait, Azra Hisenit, Eljona Aliut, Anida Ademit, Sara Abazit, Vlera Kabashit, Lindon Krasniqit, Leonora Selmanajt, Leandro Asajt, Samul Laskut, Brendi Selmanajt, Ilir Hasanit, Zejnepe Morinës, Elisa Hotit, Vlera Jasharit, Blinera Jasharit, Rilina Hotit, Ezana Morinës, Ilir Hasanit, Arnis Hotit ,Xhenisa Hasipit ,Rilona Hotit, Ezana Morinës, Arbnor Ibrahimit , Almira Eminit , Kaltrina Jahmuratajt ,Arjona Jahmuratajt, Erona Hoxhës, Driana Bajramit,  Medina Bajramit, Sofjan dhe Omer Maliqit, Fjona Aliut dhe Tringa Ibrahimit.                

                                                                                                                           

Një paraqitje të këndshme bënë edhe nxënësit e pikave shkollore të Niderurnit dhe të Glarusit: Erza Musliu, Milot Bobaj, Diona Morina, Anila Azemi, Blerjana Kelmendi, Esma Fazliu,  Samara Arifi dhe Enes Fazliu të përgatitur nga mësuesja Anita Asani, të cilët u prezantuan shkëlqyeshëm para publikut, me recitimet  e tyre si dhe me vallen “Vallja e Shotës”.

Po ashtu vlen të theksojmë me interpretimet e tyre shkëlqyen: nxënësja Lorena Beadini me këngën ” Kuq e zi “, nxënëset: Anesa Bilalli, Vesa Fazliu, Anisa Osmani dhe Jasmina Fetai me këngën kushtuar Adem Jasharit,  si dhe nxënësit e  shkollës shqipe të Flumsit me këngët: “Pse jemi të ndarë” dhe “Xhamadani i ri”.

Dhe në fund, u falënderuan prindërit për angazhimin e tyre  rreth organizimit të manifestimit, si dhe firma “Holz Team Gmbh Ibraimi” në Vatvil, me pronar Taip Ibraimi.

(Sektori për informim: Rexhep Rexhepi)