E-Diaspora

Program madhështor festiv i nxënësve për nderë të Ditës së  Flamurit 

LAPSH "N. Frashëri" në kantonin e Aargaut këto ditë festoi në mënyrë madhështore Festën e Flamurit - 28 Nëntorin e Pavarësisë shqiptare.

Flamuri madhështor në skenën e sallës së madhe në Küttigen te Aaraut e stërmbushur me nxënës të shkollës shqipe, mësimdhënës/e të devotshëm dhe prindër krenarë, mysafirë të nderuar dhe këngëtarë  me famë si Arif Vladi ishin imazhi i Manifestimit madhështor të organizuar nga LAPSH “N. Frashëri” në Kantonin e Argaut në këtë fund të Nëntorit.

Ishte një mrekulli e veçantë të shikoje një flamur të përmasave të mëdha dhe pranë tij fëmijë të buzëqeshur duke kënduar Hymnin e flamurit. s ka se si të mos kesh emocione në këtë kolorit kuq e zi që lëviste në skenë si dallgë e të ngriste peshë ndjenjën kombëtare.

Pra krejt sot ishte në funksion të një mrekullie që kishte ndodhur këtu e 105 vite – Pavarësia e Shqipërisë. Kjo frymë shfaqej kudo, po më e ndritshmja ishte fytyra e këtyre voglushëve ëngjuj kur shqiptonin fjalët shqip që këngëtari i mirënjohur para se të fillonte këngët e tij lapidare u tha se ndjehej krenarë në këtë atmosferë ku gjithçka frymon shqip. Ku këndohet e flitet shqip, ku vallzohet  e buqitet shqip, ku duartrokitet shqip, ku Shqiponja dhe Shqiptarizmi janë një dhe të pandarë.


Përshëndetjen solemne , pas Himnit të flamurit e bëri më i merituari dhe organizatori i këtij manifestimi Riza Demaj udhëheqës i LAPSH “N. Frashëri” i kantonit të Aargaut atdhetari dhe i burgosuri politik më i njohur nga Kosova, ish Studenti që kërkoi Republikën e Kosovës këtu e afër 4 dekada më parë.

Ai përshëndeti si gjithmonë fëmijët/ nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër dhe arsimtarët e tyre që përkujdesen që gjuha e shenjtë shqipe të mos harrohet dhe të kultivohet edhe këtu në mërgatë. Përshëndeti edhe prindërit dhe veprimtarët e shumtë që e ndihmojnë këtë mësim dhe i dalin krah punës së tyre të përditshme. Përshëndeti përfaqsuesin e ambasadës  së Kosovës në Bern z. Sali Sefa icili falenderoi në emër të përfaqësisë sonë zyrtare. Pastaj, mikun e shqiptarëve z. Martin De-Boni i cili shprehu fjalë miradie për shqiptarët dhe shkollën shqipe në kantonin e Aargaut si dhe miqtë e shumtë dhe dashamirët tjerë të ardhur edhe nga Italia.

Nuk mungoi as përshëndetja për  këngëtarët Arif Vladi e  Muhamet Sejdiu që kishin ardhë enkas për të argëtuar të pranishmit në këtë festë madhështore si dhe stafin e RTK së që i qëndron gjithmonë afër këtij organizimi për të sensibilizuar dijen, traditën dhe kulturën kombëtare që shkolla shqipe në Aargau e shëndrroj në traditë qerekshekullore.

Pas gjithë kesaj, skenën sërish e mbuluan ata më të merituarit nxënësit, filizat e së ardhmes që do jenë pjesë e shhtetit helvetik që megjithate po rriten me krenarinë kombëtare. Ishte mësuesi Vaxhid Sejdiu që  përmes një referati të shkurtër njoftoj të pranishmit për rolin dhe rëndësinë e kësaj dite të rëndësishme të shëndrruar në Festë kombëtare.

“Sa e dashur, sa e mirë / Shqipëria ime 
Sa e ëmbël, sa e dlirë / Shqipëria ime” 
Ishtë refreni i këngës “Shqipëria ime”, të cilën e kënduan nxënësit e shkollës shqipe të Brug-it dhe të Birr-it, me të cilën këngë hapet edhe pjesa artistike e këtij programi, me të cilën moderatorja Shqiprina Saqipi, ish nxënëse e shkollës shqipe, tash studente e shkelqyeshme e Universitetit të Zürichut e paralajmëron publikun i cili ishte shëndrruar në sy e vesh për të përcjellur cicërimat e këtyre fëmijëve për Festen e Flamurit.

Në vazhdim nxënësit e shkollës shqipe të Oftringen-it me recitalin  e tyre “Fol Shqip”; Fjalë, kërkesë, dëshirë, e cila vazhdimisht përsëritet në orët mësimore të shkollës shqipe deklamohet për mrekulli nga nxënësit  të pregaditur nga mësuesja Halime Vishi.

Pas këtyre vargjeve do t`i këndohet flamurit kombëtar. Nxënësit e Dintikonit dhe Wohlenit të pregatitur nga mësuesja e zellshme Elfete Hysenaj Gashi do të paraqiten me këngën “Flamuri kombëtar”.

Recitali me titullin “Pse hesht gjeneral”, vjen me radhë nga nxënësit e shkollës shqipe të Gränichen-it dhe Menziken-it nën përkujdesjen e mësueses Fitnete Balaj.

“Jam e vogël për me u pa/  por peshoj sa shtat`  kala 
pesëqindvjet se nana plaket/  Kastriot ta rujta shpatën” 
është kënga ”Jam shqiponja”, të cilën e këndon  nxënësja e klasës së dytë të shkollës shqipe të Neunehof-it, Para jush  Lina Limoni.
Në këtë manifestim kushtuar shpalljes së Pavarësisë, nxënësit e shkollës shqipe të Frik-ut, do të paraqiten me vjershën : “Plisi i Bardhë” të përgatitur nga mësuesja Zyrafete Aliu
Me 28 Nëntor, vazhdimisht përkujtohen heronjtë  kombit, ata të cilët me gjakun tyre u bën themel i lirisë. Në vazhdim nxënësja Laura Kastrati  dhe nxënësit e shkollës shqipe në  Nussbaumen do të këndojnë këngën:  “Këngë për Agim Ramadanin” të sjellur në skenë nga mësuesja e re Ilirida Ramadani.
Shqipëri oj nëna ime, janë vargjet që i kushtohen atdheut – Shqipërisë, të kënduara nga nxënësit e shkollës shqipe të Neuenhof-it dhe të Spreitenbach-it të pregatitura nga mësuesi me përvojën më të gjatë në shkollën shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiu.
të madhërishme janë edhe vargjet e këngës që ata këndojnë

“Xhamadanin vija – vija / e ka veshë sot  Shqipëria 
Hije i ka dhe  Çamërisë / E Kosovës  Ilirisë” 

Nxënësit e shkollës shqipe të Windisch- it do të paraqiten me poezinë “E dua Shqipërinë” që i kishte përgatitur mësuesja Eshtrefe Nuhiu që sot ishte bashkë me familjen e saj dhe djalin e vogël që kësaj radhe ju dhurua një flamur kombëtar nga organizatori i manifestimit.
Nxënësit e shkollës shqipe të Affolternit do të paraqiten me recitalin me titull: “Ne jemi në shërbim të atdheut”.
Nxënësit e shkollës shqipe të Brugg-it, të Birr-it dhe të Affoltern-it do të paraqiten në këtë festë me këngën “Xhamadani i ri” që është edhe një sukse i madh i mësuesve bashkëshortë Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu të cilët kurrë su lodhën dhe dhanë kontribt të madh në shkollën shqipe në Zvicër këto dekada.

Kur nxënësit përmbyllën programin e tyre artistik i erdhi radha këngës patriotike të cilën Arif Vladi e kultivon gjithmonë. Këngët për Sefë Kosharen “jam shqiptar Kosovali” për flamurin dëshmorët dhe heronjtë që sakrifikuan quan peshë zemrat dhe shpirtin e mërgimtarëve dhe ndezën atmosferën në këtë Festë madhështore. Ashtu vazhduan deri vonë në këtë mbrëmje edhe me këngët e kënduara nga  M. Sejdiu dhe vallet që shpërthyen në mënyrë spontane si në çdo festë. Aty u bënë bashkë prindër, nxënës, mësues e mysafirë që e ndezën atmosferen deri vonë.

Aty ishin edhe ata më meritoret, me kontributin e të cilëve ishte bërë e mundshme shfaqja e këtij programi dhe si gjithmonë në ballë Adem Osmanaj i cili për dekada të tëra s kursej për ta ndihmuar shkollën shqipe në Kantonin e Aargaut, Merita Pinta e Visari duarartë i lokaleve prestigjioze në Brugg e Rohr.
Ishte mrekulli të takoje edhe ish nxënëset e shkollës shqipe Ilmie Luma e  Luljeta Kastrati që tashmë kishin me vete fëmijët e tyre në shkollën shqipe dhe ndihmonin gjithmonë pa u ndalur siq bënin edheBajram Mulaj, Nazmi Isufi, Luljeta Adili, Shpend Limoni  e shumë të tjerë që i  japin krah mësimit plotsues të gjuhës shqipe në Kantonin e Aargaut.

Prandaj kësaj radhe edhe unë autori i këtyre rreshtave e ndieja veten krenar që isha  dy dekada me radhë pjesë e këtij organizimi.
Për fund LAPSH “N. Frashëri”  për mysafirët kishte organizuar një darkë  në Rohr të Aargaut.