Kalendari
Shfaqje filmi dhe debat: “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh”
Më 31 maj 2017, në orën 20:00, au Cinéma Oblo do të mund të shikoni shfaqjen e filmit të shkurtër të realizuar nga Albinfo.ch, i cili do të përcillet me një debat rreth “Pjesëmarrjes së të rinjve me orgjinë të huaj” në Zvicër, me praninë Olivier MEUWLY, Amina BENKAIS-BENBRAHIM, Etienne PIGUET, dhe Albina KURTISI.
Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve dhe prindërit e tyre për rëndësinë e angazhimit qytetar, politik dhe socio-kulturor në Zvicër, Albinfo.ch ka realizuar një film dhe ka organizuar një debat mbi angazhimin e të rinjve në jetën shoqërore në Zvicër.
Vërejmë se fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje emigrante, veçanërisht ata të valëve të fundit të emigracionit, nuk janë shumë aktivë në shoqata si dhe në fushën socio-politike në Zvicër. Për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre, filmi me titullin “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh” është prodhuar nga të rinjtë dhe për të rinjtë. Ai u sjell një dëshmi të rinjve me prejardhje emigrante, të cilët janë angazhuar në shoqata të ndryshme në Zvicër. Njohës të kësaj çështjeje si dhe politikanë do të theksojnë ndikimin pozitiv të përfshirjes së të rinjve në integrimin harmonik social, kulturor dhe politik në Zvicër, por edhe për lëvizshmërinë e tyre sociale dhe profesionale.
Ky debat do të përfshijë politikanë dhe njohës të kësaj teme, siç është: Olivier MEUWLY, Amina BENKAIS-BENBRAHIM, Etienne PIGUET, dhe Albina KURTISI.
Shfaqja e këtij filmi, e ndjekur nga debate me aktorë nga fusha politike e shoqërore, do të bëhet edhe në Fribourg, me 7 qershor 2017, në ora 19:00, sallën Nouveau Monde.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Maj 2017
- Ora20:00
- LokacioniCinéma Oblo, Lausanne
- Data e përfundimit31 Maj 2017 - 21:30
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600,000 zhvendosje në Zvicër vitin e kaluar Më shumë se 600,000 njerëz u zhvendosën në Zvicër në vitin 2023, sipas Swiss Post. Swiss...
-
Besnik Berisha garon në zgjedhjet lokale të Luganos
-
Frangu zviceran po dobësohet kundrejt euros
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian
-
Filmi “LAST EXIT” po vazhdon xhirimet ne Zvicër