Shkurt.ch

Projekt pilot për azilkërkuesit e mitur pa prindër

Përmes këtij projekti pilot, autoritetet federale duan të sigurojnë se azilkërkuesit e rinj gëzojnë përkujdesje dhe strehim që i përshtatet moshës së tyre.

Për të plotësuar kërkesat e azilkërkuesve të mitur që kanë ardhur në Zvicër pa prindër, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) do të fillojë realizimin e një projekti pilot. Siç thekson një zëdhënës i SEM për radio SRF, projekti fillon nga muaji korrik në qendrat federale të azilit në Bazel dhe në Losone si dhe në qendrën testuese në qytetin e Cyrihut.

Përmes këtij projekti pilot, autoritetet federale duan të sigurojnë se azilkërkuesit e rinj gëzojnë përkujdesje dhe strehim që i përshtatet moshës së tyre.

Për përkujdesjen me fëmijët dhe të rinjtë e strehuar të kësaj kategorie ky projekt angazhon pedagogë socialë ose kujdestarë, të cilët atyre u ofrojnë program të caktuar gjatë tetë orëve të ditës.