Muzikë
Projekti i parë solo i Elina Dunit “Partir” mund të porositet nga 30 marsi
Elina Duni shoqërohet me kitarë, piano ose dhe ndonjëherë një def e duket se mrekullia vepron, duke e bërë këtë udhëtim universal, shkruan jazzecho.de.
Artistja e lindur në Tiranë nëpërmjet muzikës dhe tekstit të albumit “Partir”, që në shqip do të thotë nisje, kalon nëpër humnerën e dhimbjes, nëpër zemrën e thyer në një shkretëtirë, për të arrit në strehën përfundimtare: gëzimin.
Në këtë kolazh muzikor gjenden tekste nga këngët e tradicionale të këngës shqiptare, kosovare, armene, maqedonase, zvicerane dhe nga andaluzia maure mbi një këngë nga Jacques Brel (“Je ne sais pas”), një nga kantautori italian Domenico Modugno (“Amara terra mia”) dhe një fado nga Alain Oulman (“Meu Amor”), që është kthyer e pavdekshme nga interpretimi i madh i Amália Rodrigues, deri te pjesa e interpretuar nga vetë Elina Duni (“Let Us Dive In”).
Albumi me 12 këngë do dalë në 27 prill, por mundet të porositet nga 30 marsi nga grupi tradicional kosovar “Vishnja”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe