Kultura

Projekti “Trojanet” nga New Yorku në EtnoFest

Në kuadër të këtij projekti do të organizohet një prezantimin publik me arritjet e punëtorisë “Trojanet” në ambientin e EtnoFestit në fshatin Kukaj

Projekti ndërkombëtar “Trojanet”, program i teatrit amerikan La Mama nga New Yorku tashmë ka mbërritur në Kosovë, për ta jetësuar bashkëpunimin me Qendrën për Art dhe Komunitet-Artpolis.

Në kuadër të këtij projekti do të organizohet një prezantimin publik me arritjet e punëtorisë “Trojanet” në ambientin e EtnoFestit në fshatin Kukaj, më datë 9 shtator nga ora 19:00, duke mundësuar të gjithë të pranishmëve të ekspozohen ndaj elementeve kulturore të muzikës, vallëzimit dhe historisë të cilat do të finalizohen me shfaqje.

Ky projekt është zhvilluar ndër vite, ndërsa në muajin maj të 2018-së do të realizohet edhe në festivalin FemArt shfaqja “Trojanet” nga grupi i artistëve dhe artisteve nga të gjithë komunitetet e Kosovës.