Kosova

Prokuroria: I dyshuari që vrau të vëllain është shtetas i Francës

Një vrasje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Lipjan. I dyshuari që vrau vëllain e tij, sipas autoriteteve kosovare është shtetas i Francës.

Një vrasje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tërpobc, të Komunës së Lipjanit.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:00.

Prokuroria gjatë ditës së sotme ka thënë se i dyshuari është nga Franca dhe ka pasaportë zvicerane.

I dyshuari 58 vjeçar është në arrati dhe prokuroria ka kryer obligimet e saj nëse ai shkon në aeroport tenton të dalë jashtë vendit do të arrestohet.