Maqedonia

Prokuroria jep detaje për të shtënat me armë në Reçicë të Vogël

I plagosuri rëndë dhe në rrezik për jetën sonte në Reçicë të Vogël është Florim Misini nga Kumanova. Florimi është sjellë në Klinikat e Shkupit. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe një familjar i të vrarit Naip Rexhepi.

Sonte në Reçicë të Vogël, në një përleshje midis dy grupeve, një person humbi jetën dhe disa u plagosën.

Arsyet për këtë zënkë me armë deri më tani janë të panjohura dhe po punohet për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, shkruan “Portalb.mk”.

“Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin e personit të vdekur”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu thuhet se është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, janë bërë të ditura edhe disa detaje tjera nga ky incident. I plagosuri rëndë dhe në rrezik për jetën sonte në Reçicë të Vogël është Florim Misini nga Kumanova, shkruan gazeta Koha.

Florimi është sjellë në Klinikat e Shkupit. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe një familjar i të vrarit Naip Rexhepi.