Kultura

Promovohet libri mbi Politikën e Sigurisë së BE-së në Ballkan

Ky libër është një vepër shkencore, që trajton aspektet juridike, historike, politike, diplomatike dhe ushtarake të zhvillimit të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, deri tek bashkëpunimi i strukturuar i përbashkë

Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë në Zvicër në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës organizon promovimin e librit: “Zhvillimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së dhe intervenimet në Ballkan” dhe një bashkëbisedim me autorin, Dr. Hamdi Reqica, Konsull i Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë.

Ky libër është një vepër shkencore, që trajton aspektet juridike, historike, politike, diplomatike dhe ushtarake të zhvillimit të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, deri tek bashkëpunimi i strukturuar i përbashkët, e sprovuar me intervenimet në Ballkan.
Autori duke analizuar zhvillimin e këtyre politikave, trajton në mënyrë shkencore edhe intervenimet e saj në luftërat në Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni.

Promovimi mbahet me datë: 02 Prill 2017, ora 14:00
Adresa: Eugen Huberstrasse 19 a, 8048 Altstetten, Cyrih.
Andaj, kemi nderin të ju ftojmë të merrni pjesë në këtë promovim të nderuar bashkëkombës, ku do të keni mundësi të njiheni me vlerën dhe rëndësinë e librit.
QKKDM-info Sh.Ramadani-076/5640138

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/promovohet-libri-mbi-politiken-e-sigurise-se-be-se-ne-ballkan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit02 Prill 2017
  • Ora14:00
  • LokacioniCyrih
  • Data e përfundimit15 Mars 2017 - 22:00