Bota

Protesta e kundërshtime të mëdha nga myslimanët ndaj vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Protesta të dhunshme dhe djegie flamujsh të SHBA-së kanë nisur të enjten dhe të premten pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruselim si kryeqytet të Izraelit dhe për të dërguar ambasadën e SHBA-së në qytetin e shenjtë.

Palestina dhe Izraeli të dyja deklarohen se Jerusalemi është kryeqyteti i tyre.

Disa palestinezë kanë ftuar për “tri ditë të dhunshme” për të protestuar ndaj këtij vendimi.

Qeveritë në Turqi, Pakistan, Malajzi e Indonezi janë deklaruar kundër vendimit dhe qytetarët kanë protestuar para ambasadave të SHBA-së në Xhakarta dhe Kuala Lumpur, pas lutjes të premten.

“Në këtë ditë bujare, na lejoni të lutemi për vëllezërit tanë në Jerusalem. Dashtë Allahu të bashkojë zemrat tona dhe të shkatërrojë planet e armiqve tanë”, ka shkruar në Twitter, kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Edhe protestuesit në Xhakarta e kanë shpallur Trumpin si armik të njerëzimit, ndërsa në Iran është ftuar për protestë duke thënë se myslimanët duhet të kenë të drejta për fjalën e lirë në gjithë botën, shkruan CNN.

Edhe më i ashpër ka qenë lideri i grupit islamit të Palestinës, Hamas, Ismail Haniyeh. Ai e ka quajtur djallëzore marrëveshjen mes SHBA-së dhe Izraelit. Edhe ai ka ftuar për protesta ndaj këtij vendimi, transmeton Albinfo.ch.

Të premten, për vendimin e Trumpit pritet të diskutohet edhe në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.