Maqedonia

Protesta të reja për marrëveshjen mes Maqedonisë e Greqisë

Pas marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në Athinë e Selanik do të protestohet, pasi kjo marrëveshje konsiderohet si 'marrëveshje e tradhëtisë'.

Në Greqi, janë paralajmëruar dy protesta të reja kundër Marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Protetat janë paralajmëruar të mbahen në Selanik dhe Athinë.

Sipas organizatorëve, tubimet nuk janë të lidhura ndërmjet vete.

Sipas mediave maqedonase, në njërën protestë bëhet thirrje nga “Lëvizja për për mbrojtje kombëtare dhe për Maqedoninë – Aleksandri i Madh” dhe “Komisioni shkencor për çështje kombëtare”.

Sipas organozatorëve, do të protestohet për ta ndaluar atë që e konsiderojnë “marrëveshje të tradhtisë”.