Shqipëria

Protestë e shoqërisë civile në Tiranë për “Vettingun”

Një grup banorësh të Tiranës kanë protestuar para ndërtesës ku po zhvilloheshin seancat e vetting-ut duke e cilësuar si të vonuar këtë proces. Protestuesit mbanin pankarta në duar kundër gjyqtarëve të korruptuar, përcjell albinfo.ch.

“Vetting-u të nisë punën me kriminelët e vërtetë, të japë drejtësi për Gërdecin, 21 Janarin dhe të godasë gjykatësit që nxjerrin vrasës dhe mafiozë nga burgu”,  ka thënë një nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në protestë. Ata kërkojnë drejtësi dhe jo vetëm shkarkimin e tyre nga organet e vetting-ut shtoi ai.

Ndryshe gjatë ditë së sotme KPK-ja ka zhvilluar dy seanca të njëpasnjëshme të vettingut  për prokuroren e Apelit të Tiranës, Gentian Trenova dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.