Shkurt.ch

Protestë në Bernë kundër politikës së Erdoganit

Sipas protestuesve, Turqia ndodhet në prag të kalimit në një regjim autokratik. Ata thonë se, dhuna dhe terrori janë më të theksuara në regjionet ku jetojnë kurdët

Rreth pesë mijë veta janë tubuar sot në sheshin kryesor, Bundesplatz të Bernës për të protestuar për më shumë liri, demokraci dhe shtet të së drejtës në Turqi.

Pjesëmarrësit  janë solidarizuar me të përndjekurit dhe të burgosurit në Turqi, që janë me shumicë pas grushtshtetit të dështuar të vitit të kaluar.

Sipas protestuesve, Turqia ndodhet në prag të kalimit në një regjim autokratik, shkruan sda.ch. Ata thonë se, dhuna dhe terrori janë më të theksuara në regjionet ku jetojnë kurdët.

Manifestimin protestues e kanë organizuar shoqatat e kurdëve në Zvicër së bashku me Partinë Socialdemokrate 8SP/PS), të Gjelbrit dhe organizata të tjera nga fusha e bashkëpunimit zhvillimor dhe solidariteti ndërkombëtar, si medico international schweiz, solidaritéS dhe solifonds.