Jeta në Zvicër
Protestë në Bernë: Lëndohen 10 policë dhe një protestues
Protestuesit kanë gjuajtur me gurë, fishekzjarrë dhe me gjësende tjera ndërsa janë sulmuar edhe me drita laseri. Nga ana e saj policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji
Në një protestë që u mbajt mbrëmjen e të shtunës në Bernë, e treta gjatë një jave, janë lënduar së paku 11 persona. Një mobilizim i madh i policisë ka penguar rreth 200 demonstruesit që të vijnë në qendër të qytetit nga pika në Reithalle, prej nga ishin nisur, transmeton srf deklarimet e policisë.
Kanë qenë rreth pesëdhjetë persona demonstrues të maskuar, të cilët kanë vendosur barrikada në rrugë dhe disave prej tyre edhe ua kanë futur zjarrin. Po ashtu i është vënë flaka edhe një kamioni. Policët janë gjuajtur me gurë, fishekzjarrë dhe me gjësende tjera ndërsa janë sulmuar edhe me drita laseri, përcjell albinfo.ch. Nga ana e saj policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t`i shpërndarë demonstruesit.
Raportohet se të lënduar janë dhjetë policë dhe një protestues.
Këshilli i qytetit të Bernës, i cili mbizotërohet nga e majta, ka shprehur me këtë rast indinjatë lidhur me dhunën e ushtruar. Ai ka apeluar që të zhvillohet dialog dhe të hiqet dorë nga përdorimi i dhunës.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë