Kosova

Protestojnë në Prishtinë edhe ish-punëtorët e Trepçës

Perveç, administratës s%AR gjyy%3sorit e prokurorisë, zjarrfikësve, sot protestuan edhe minatorët e "Trepçës".

Kërkesave të minatorëve të Trepçës u janë bashkangjitur edhe ish-punëtorët e këtij kombinati, tashmë të pensionuar.

Me pankarta në duar, ata të enjten kanë protestuar Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga ajo që t’i marrë parasysh kërkesat e minatorëve, të cilat ata i konsiderojnë si legjitime.

“Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do të vijmë dhe do të vdesim nëse është nevoja këtu”, ka thënë njëri nga minatorët.

E kësaj proteste iu bashkua  edhe kreu i BSPK-së, Avni Ajdini.

“Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Trepça. Kërkojë nga qeveritarët tanë të shkojnë në Trepçë dhe të ulen me minatorët ta gjejnë zgjidhjen”, ka thënë Ajdini.