Kuriozitete
Prototipi në Japoni: “burrat në hije”, masë e re e sigurisë
Në Japoni është zhvilluar një prototip i asaj që quajnë “burrat në hije”, e me çka gratë shtiren sikur kanë dikë në shtëpi që të shmangin sulmet ndaj tyre.
Në dritare, prapa perdeve, shpërndajnë grushte djathtas e majtas me lëvizje të fuqishme, nga të cilat edhe kriminelët do të mendoheshin dy herë para se të futeshin brenda.
Ende në fazën e prototipit, Burrat pas Perdes, janë të lidhur nëpërmes telefonit me projektorin, i cili i bënë hijet të lëvizin së paku çdo 30 minuta. Zakonisht këta burra merren me sporte luftarake.
E, me telefonin e tyre, gruaja respektivisht secili banor mund të zgjedhë mes skenarëve të ndryshëm, se si të paraqesin burrin në shtëpi, duke boksuar, duke ushtruar karate, duke hequr kapelën nga koka ose edhe në skena më shtëpiake, sikurse duke u zhveshur, duke performuar në kitarë apo duke pastruar, përcjell albinfo.ch.
Videoja dhe prototipat herë të parë u zhvilluan për të promovuar masat e përgjithshme të sigurisë në ndërtesat e udhëhequra nga kompania LeoPalace 21 Corporation, tha Keichi Nakamura, menaxher i Departamentit për marketing. Por, kërkesat e publikut bënë që kompania të shkojë përtej kësaj dhe t’i ofrojë këta “burra në hije” për shitje.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve