Shëndetësi
Provohet për herë të parë editimi i gjeneve në qeliza
Brian Madeux, 44-vjeçar nga Arizona, iu nënshtrua trajtimit eksperimental për të rregulluar një defekt në ADN-në e tij që i shkakton sindromën hunter
Editimi i gjeneve në qeliza është provuar për herë të parë në një pacient, nga doktorët në Kaliforni.
Brian Madeux, 44-vjeçar nga Arizona, iu nënshtrua trajtimit eksperimental për të rregulluar një defekt në ADN-në e tij që i shkakton sindromën hunter.
Ai thotë se është përgatitur për të marrë pjesë në këtë eksperiment “sepse ka dhimbje çdo sekondë të ditës”.
Shumë shpejt do të merret vesh nëse ai trajtim ka pasur sukses në rastin e Madeuxit, transmeton Albinfo.ch.
Sindroma Hunter është e rrallë. Pacientët lindin pa instruksionet gjenetike për një enzimë që thyen molekulat e gjata të sheqerit dhe në vend të kësaj ai i krijon ato në trup dhe dëmtohet truri dhe organizmat tjerë. Shumë raste të tilla janë fatale.
“Kam menduar se nuk do të jetoj më shumë se 20 vjet”, ka thënë Madeux.
Pacientëve iu duhet zëvendësimi i enzimës për të larguar ato molekula, por Madeux provoi një trajtim eksperimental për të rishkruar ADN-në e tij për t’i dhënë instruksione organizmit për krijimin e enzimës.
Chester Whitley, një nga doktorët e këtij eksperimenti, është shprehur optimist për rezultatet.
Editimi i gjeneve është provuar edhe më parë, por atëherë qelizat ishin nxjerrë jashtë, ishin edituar, ishin kontrolluar për gabime dhe ishin kthyer brenda.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike