Lifestyle

Pse Dua Lipa ndërpreu koncertin në Denver

Problemet me veshët kanë bërë që këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa të anuloj një koncert.

Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa, një natë më parë ka ndërprerë koncertin e saj në Denver në turneun e saj në SHB për shkak se të një infeksioni “të dhimbshëm” të veshëve. Dua për këtë u ka kërkuar falje të gjithë fansave të saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se është detyruar të ndërpresë shfaqjen, sepse kishte dhimbje të mëdha, shkruan Albinfo.ch.

“Mendova se do t’ia dilja, por ishte mjaft e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen, do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh”.

Dua u bëri thirrje të gjithë atyre që blenë biletat që t’i mbajnë, pasi do të mundohet të riorganizojë koncertin.