Bota

Pse gjermanët janë më të kënaqurit në Evropë?

Rreth 77 për qind e të anketuarve thonë se gjendja e tyre personale ekonomike është përmirësuar ose ka mbetur e njëjtë gjatë dy vjetëve të fundit dhe 80 për qind e përshkruan veten si votues në qendrën politike

Gjermanët janë njerëzit më të kënaqur në Bashkimin Evropian. Përqindja e shtetasve gjermanë që janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po lëviz vendi i tyre është më i lartë se kombet e tjera.

Një studim i Fondacionit Bertelsman tregon se 59 për qind e gjermanëve besojnë se vendi i tyre është duke ecur në drejtimin e duhur. Rreth 77 për qind e të anketuarve thonë se gjendja e tyre personale ekonomike është përmirësuar ose ka mbetur e njëjtë gjatë dy vjetëve të fundit dhe 80 për qind e përshkruan veten si votues në qendrën politike, përcjell albinfo.ch.

Italianët janë më pak të kënaqur. Vetëm 13% e të anketuarve besojnë në drejtimin e lëvizjes së vendit të tyre. Në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar 36%, respektivisht 31% janë të kënaqur, ndërsa në gjithë BE-në të kënaqur janë 36%.

Në mesin e vendeve më të mëdha evropiane, Franca është politikisht më e popullarizuar – 51 për qind ankohen për qendrën politike, 24 për qind janë të majtë ose ekstremistë të majtë, ndërsa 25 për qind janë përshkruar si krahu i djathtë ose ekstremistë të djathtë.