Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami

Pse Islamin po e keqpërdorin fanatikët dhe ekstremistët?

Valentina Smajli, 31 vjeçe, e rritur në një familje me të kaluar myslimane. Është nënkryetare e Forumit për një islam përparimtar

Atentati i Parisit mua më ka shokuar. Secila formë e terrorit është e pështirë. Ngjarje të këtilla më bëjnë mua dhe shumë njerëz të pafuqishëm. Mirëpo, ne duhet të kemi kujdes që viktimat të mos i ndajmë në njerëz të klasit të parë dhe të dytë. Pasi që praktikisht në të njëjtën kohë me atentatin në Paris janë masakruar qindra nigerianë prej islamistëve terroristë Boko Haram. Por, për këtë nuk foli askush. Jeta e një nigeriani dhe e një francezi për njerëzimin duhet të jetë e barabartë. Kjo është kështu, ngase nëse ndodh një atentat në Evropë apo në Amerikë, kjo tematizohet me të drejtë si parësore. Por, pse harrohet raportimi kur bëhet fjalë për dhunën (vrasjet) mizore në Afrikë?  Pse nuk udhëton presidentja jonë federale edhe atje? Këtyre pyetjeve nuk u kam marrë përgjigje deri më tash.
Të gjithë flasin këtej se ishin islamistët. Unë, nga ana tjetër, nuk dëshiroj të flas për islam-istët, ngase nuk ka as „të krishter-istët“. Ne duhet të flasim për ekstremizmin dhe terrorizmin islamik. Popullatat që më së shumti vuajnë në mbarë botën dhe jo rrallë lënë edhe jetët e tyre janë më së shpeshti vetë myslimanët. Në Irak, në Pakistan dhe në Lindjen e Afërt. Nuk janë evropianë dhe as amerikanë. Myslimanët e ndiejnë këtë luftë gjoja se për „besimin e vërtetë“, në trup dhe jetë dhe duan kundër kësaj të veprojnë. Qeveria myslimane e Turqisë ka hapur kufijtë për shumë refugjatë nga Siria dhe Iraku. Vetë simpatizanti i „Shteitit Islamik“ IS- Erdogan, përkundër vullnetit të tij ka lejuar kurdët që t’i luftojnë IS-në nga toka turke. Për myslimanët s’ka tjetër zgjidhje, pos që të organizohen kundër ideologjisë politike të islamit.

 

Përse myslimanët nuk ngrenë zërin kundër fanatikëve? 

Është koha që ta shtrojmë pyetjen e drejtë – pse myslimanët nuk ngrenë zërin kur islami keqpërdoret prej ekstremistëve dhe fanatikëve, duke u shprehur kinse në emër të të gjithë myslimanëve? Edhe në kantonin ku banoj unë në Lucern është shtruar e njëjta pyetje, në të cilën unë nuk kam përgjigje, përveç se unë vetë shpeshherë ngre zërin.
Myslimanë në Zvicrën Qendrore ka prej dekadash. Ata vijnë mbi të gjitha nga vendet sekulare të Ballkanit. Shumë prej tyre në fillim kishin ardhur si punëtorë sezonalë dhe të paktët menduan se do të qëndrojnë përgjithmonë këtu. Me luftën ata sollën pastaj familjet pas dhe të tjerë refugjatë erdhën plus. Në këto rrethe religjioni luante një rol më tepër dytësor.
Xhami të besueshme dhe organizimet publike të hapura u ngritën vetëm më vonë dhe, edhe këtu ndarja regjionale luante rolin vendimtar, me çka nuk u ngrit një organizim i fortë dhe i përbashkët. Në përputhje me rrethanat, aktivitetet dhe mundësitë financuese janë relativisht të vogla.

Sipas statistikave të Lucernit, menjëherë pas religjionit katoliko-romak, grupi i ateistëve është grupi i dytë më i madh në këtë qytet. Për këtë grup të ateistëve megjithatë nuk ka bashkim apo një zë të përbashkët. Po kështu veprohet edhe me myslimanët e moderuar. Përveç Forumit për një Islam më të Moderuar (FFI), ata nuk kanë një organizim të besueshëm. Në rrethet e myslimanëve konservativë, pos mjeteve të ndryshme, janë më mirë të organizuar, edhe pse nuk përbëjnë më shumë se 10-12 për qind të 460 mijë myslimanëve. Por, më mirë të organizuara janë organizatat radikale, edhe për shkak të ndihmës financiare që e marrin nga rrethe të islamistëve radikalë jashtë vendit.

 

Mungesa e perspektivës dhe radikalizmi, nuk janë larg njëri tjetrit 

Fatkeqësisht ekstremistët janë shumë të suksesshëm. Ngaqë shumica e njerëzve të rinj bien pre e ideve ekstremiste në moshën adoleshente. Me këtë ata duan të caktojnë kufij përballë prindërve dhe shoqërisë. Përveç kësaj, një pjesë të mirë të kontakteve sociale ata i zhvillojnë përmes medieve sociale. Kështu ata futen në mënyrë të pashmangshme në kontakt me organizatat ekstremiste, të cilat i (keq)përdorin mediet sociale për të arritur qëllimet e tyre.
Ne e dimë po ashtu që gjetja e një zanati është bërë ndërkohë shumë e vështirë. Nëse një njëri i ri që kërkon vendin e tij në shoqëri shpesh herë ballafaqohet me refuzime, ai krijon përshtypjen se është i pavlefshëm. Nëse dikush gjendet para një situate të këtillë, që fajin për këtë refuzim i vë shumicës së shoqërisë si shkas të identitetit të tij mysliman dhe njëkohësisht ka një ideologji (Umma-bashkim i myslimanëve) për një atdhe që nuk e dallon, hapi për radikalizim nuk është më larg.
Fatkeqësisht mediet iu ofrojnë myslimanëve radikalë platforma, sepse thëniet e tyre janë më atraktive e më të plota. Ata iu ofrojnë sensacione. Ekziston një traditë në Zvicër kur bëhet fjalë për islamin: Gratë e guximshme luftojnë në vijën e parë të frontit kundër ekstremizmit: Znj. Rifat Lenzn, znj. Elham Manea, znj. Saida Keller-Messhall apo znj. Amira Hafner al-Qabati. Të gjitha këto gra prijnë me zërin e tyre për një myslimanizëm liberal. Këto gra ishin aktive kur Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZRS) fare nuk ekzistonte. Megjithatë dhe tragjikisht, ato nuk mund të maten për nga popullariteti me IZRS-në. Do të ishte një plus i madh sikur mediet t’i kërkonin bashkëbiseduesit jo vetëm sipas sensacionit, por edhe sipas kompetencave. Për këtë arsye jam më tepër për gazetari hulumtuese sesa për lajme sensacionale.
Sidoqoftë, nuk janë vetëm gratë që promovojnë një islam liberal dhe human. Ka shumë forca liberale në Zvicër që bëjnë punë të madhe dhe, për fat të keq, janë praktikisht të panjohura.

 

Gratë, në vijën e parë të frontit kundër ekstremizmit

Gratë e guximshme luftojnë në vijën e parë të frontit kundër ekstremizmit: Znj. Rifat Lenzn, znj. Elham Manea, znj. Saida Keller-Messhall apo znj. Amira Hafner al-Qabati. Të gjitha këto gra prijnë me zërin e tyre për një myslimanizëm liberal. Këto gra ishin aktive kur Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZRS) fare nuk ekzistonte. Megjithatë dhe tragjikisht, ato nuk mund të maten për nga popullariteti me IZRS-në. Do të ishte një plus i madh sikur mediet t’i kërkonin bashkëbiseduesit jo vetëm sipas sensacionit, por edhe sipas kompetencave


 Të tjera nga Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami