Lifestyle

Publikohet klipi i këngës së “Botërorit 2018”

Është publikuar gjatë ditës së sotme klipi i këngës së “Botërorit 2018”, ku pjesë e saj është edhe këngëtarja shqipëtare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, shkruan albinfo.ch.

Përveç lojtarëve shqiptarë të cilët do të marrin pjesë në kampionatin botëror të futbollit në Rusi, pjesë e këtij kampionati është edhe këngëtarja Era Istrefi.

Era Istrefi së bashku me dy këngëtarët e tjerë Will Smith dhe Nicky Jam do të na argëtojnë gjatë muajit sa do zgjat kampionati botëror, shkruan albinfo.ch.

Istrefi në klip paraqitet me pjesën e saj të kënguar në zhanrin reaggaton, ku edhe i përshtatet më së shumti.