Kosova

Publikohet programi i Ditës së Pavarësisë: Koncerti i Rita Orës në ora 22.00

Mbrëmja e së shtunës do të mbarojë me koncertin e këngëtares Rita Ora, i cili do të fillojë në orën 22:00.

Më 17 shkurt, ditën edhe kur vendi do të shënojë një dekadë shtet, festimet do të nisin me seancën solemne të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar më atë të Kuvendit. Më pas, në bulevardin “Nëna Terezë” do të parakalojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Gjatë ditës, janë organizuar edhe aktivitete, me theks ato kulturore dhe sportive. Mbrëmja e së shtunës do të mbarojë me koncertin e këngëtares Rita Ora, i cili do të fillojë në orën 22:00. Festa 10 ditore do të vazhdojë edhe ditën e diel.

Gjatë kësaj dite, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka organizuar një pritje solemne për kontribuuesit e pavarësisë, nga vendi dhe rajoni. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropë do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.