Uncategorized

Publikohet testamenti i Kamprad, gjysma e pasurisë shkon për zhvillimin e Norrland

Para pak javësh vdiq themeluesi dhe miliarderi i IKEA, Ingvar Kamprad, në moshën 91 vjeçare. Tani është publikuar testamenti i tij, shkruan “Blick”.

Konkretisht në fund të janarit, IKEA, bëri me dije se themeluesi Kamprad ka ndërruar jetë. Biznesmeni legjendar vdiq në Suedi, ndërsa tani është publikuar testamenti i tij. E shkruar në 2014, multimiliarderi u ka shpërndarë tre djemve të tij dhe vajzës së adoptuar, më pak pasuri se çfarë mendohej.

Shtëpia e tij në Zvicër

Gjysma e trashëgimisë shkon për një fondacion

De fakto bëhet fjalë për pasurinë private të Kamprad. Në 2014 ajo kushtonte 750 milion krona suedeze – rreth 80 milion euro.

Sipas testamentit, të katër fëmijët përfitojnë gjysmën e pasurisë së tij. Gjysma tjetër i shkon një fondacioni familjar, e cila në fokus ka popullimin e veriut të Suedisë. Norrland përfshin 60 përqind të territorit suedez, megjithatë atje jetojnë vetëm 12 përqind e popullatës.

Sipas magazinës «Forbes» Kamprad ishte ndër njerëzit më të pasur, kur në 2009, pasuria e tij numëronte rreth 35 miliardë euro. Megjithatë ai njihej për një jetë mjaft modeste.

 

Kamprad me ish bashkëshorten