Gjellëra

Pulë e mbushur me oriz

Pulë e mbushur e gatuar në perfeksion, është ëndrra e çdo amvise.

Pulë e mbushur me orizPërbërësit:

• 1 filxhan çaji oriz,
• 100 gr gjalpë,
• 1 qepë,
• 1 pulë afro 1 ½ kg,
• vegetë, rozmarin të freskët ose të tharë,
• lugë mustardë(senf),
• kripë,
• piper

Përgatitja:

Pulën e pastrojmë dhe i japim një valë. E heqim dhe e lëmë të ftohet. I hedhet kripë, piper, vegetë dhe rozmarinë. Në ndërkohë, zihet orizi 10 minuta, në ujë me kripë. Qepa e grirë imët fërgohet në 50 gr gjalpë gjersa të zbutet. Hedhet orizi i kulluar, fërgohet pak me qepë, hedhet pak kripë e vegetë dhe me këtë masë të orizit mbushet pula. Vendoset në tavë, ku do të piqet, mbi i hedhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë, por jo e djegur dhe ½ gotë ujë. Pula mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë Celsius për t’u pjekur 1 orë.
Zbulohet nga folia, laget me lëngun, të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 minuta gjersa të skuqet mirë.
Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Gjellëra