Bizneset

Me punën me përkushtim krijon brendin e vet në Zvicër

Kabashi me «Dentale Bau AG» sot ka krijuar një brend me emër, me çfarë i ka hapur dyert për ofertuesit më të njohur në sektorin e ndërtimtarisë zvicerane.

 Sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë, edhe Zait Kabashi migroi në Zvicër shumë i ri. Qysh në moshën 18 vjeçare ai filloi të punonte me qëllim që ta ndihmonte familjen e tij në Kosovë. Ai iu përvesh punës me përkushtim te jashtëzakonshëm, sepse e dinte se ekzistenca e familjes së tij në Kosovë varej nga puna e tij.

Fillimisht nisi punën si gipser. Puna me gips dhe fasada e inkurajoi Zaitin, dhe kështu ai kërkonte gjithnjë e më shume nga punëdhënësit, andaj gjatë këtyre viteve, sikur sqaron Zaiti, ishte absurde të mendosh të kesh një firmë private në Zvicër.

«Por, si ide doli që unë të marr përsipër me disa punëtorë të ndërtoj një objekt të tërë. Pra fillova të punoj jo vetëm si punëtor por udhëhiqja me grupin tim. Punonim aq shumë sa që tejkalonim normat e parashikuara nga ofertuesi», tregon Zaiti për albinfo.ch.

 Konkurrenca ngriti cilësinë e punës

Ndërsa si ndërmarrës ai filloi në vitin 1997. Në ato vite kishte themeluar ndërmarrjen duke punësuar 15 punëtorët e parë, së bashku me dy vëllezër e tij. «Puna shkoi aq mirë sa që brenda dy viteve ndërmarrja ime arriti të punësonte rreth 180 punëtorë», thotë Zait Kabashi nga Prizreni.

Ishte një periudhë kur Zvicra filloi të mbushej me firma ku shqiptarët ishin pronarë, dhe më së shumti ato rriteshin në sektorin e gjipsit dhe fasadave. Pra ishte pikërisht ajo punë që bënte edhe Zait Kabashi.

Rritja e konkurrencës, zbritja e çmimeve në treg e bëri edhe firmën «Dentale Bau AG» që të riorganizohet, të ndryshojë strategjinë e saj ne tregun zviceran.

Kabashi vendosi të stabilizonte ndërmarrjen e tij duke duke u zgjeruar edhe në fasada ventiluese me gjips, ku është edhe pioner i kësaj fushe. Kjo ishte e re në biznesin e këtij djaloshi nga Radobrava e Prizrenit.

Kështu, ai e kishte e nevojshme të merrte këto masa: Meqenëse kërkohej punë profesionale, ai zvogëlon numrin e punëtorëve dhe aktivizon vetëm punëtorët profesionistë në ndërmarrjen e tij.

albinfo.ch

 Punëson edhe staf zviceran

«Është angazhuar staf vendës zviceran, punësova arkitektë dhe udhëheqës punishtesh, të cilët tash kontraktojnë, menaxhojnë direkt projektin me korporatat më gjigante në tregun zviceran», tregon Kabashi për rezultatet që kanë dhënë reformat në kompaninë «Dentale Bau AG».

Jo vetëm kaq. Ai formon bordin udhëheqës të firmës, i cili planifikon dhe akrediton punën deri në një vit para realizimit pastaj rregullon administratën profesionale e cila kujdeset për punën, punëtorët, konform standardeve zvicerane. Kabashi sot ka krijuar një brend me emër me çfarë i ka hapur dyert për ofertuesit më të njohur në sektorin e ndërtimtarisë zvicerane, për këtë dëshmojnë edhe referencat mbi punën precize dhe profesionale që sot ka ndërmarrja «Dentale Bau AG».

Tashmë gëzon prioritet dhe radhitet një ndër të parat në listat e korporatave më gjigante ne Zvicër sikur janë: Implenia, HRS, Schmid, Bucheler, Stamler etj.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

/Publireportazh/ Foto: Adnan Asllani