Kosova

Punësim për të riatdhesuarit në Kosovë

Marrëveshja ka rëndësi të veçantë ngaqë ka për bazë ofrimin e masave aktive të tregut të punës, të cilat nëpërmjet projekteve të ndryshme, qoftë subvencionimit në paga, qoftë ndarjes së grandeve për vetëpunësim, do të krijojnë lehtësira për këta persona

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës së UNDP në Kosovë.

Marrëveshja në fjalë ka të bëjë me riintegrimin në tregun e punës dhe në shoqëri, të personave të riatdhesuar në Kosovë nga vendet e jashtme, përcjell albinfo.ch.

Si e tillë, marrëveshja ka rëndësi të veçantë ngaqë ka për bazë ofrimin e masave aktive të tregut të punës, të cilat nëpërmjet projekteve të ndryshme, qoftë subvencionimit në paga, qoftë ndarjes së grandeve për vetëpunësim, do të krijojnë lehtësira për këta persona.

Ministri Reçica e konsideroi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme dhe u zotua se do të jetë partner i ngushtë me MPB-në dhe UNDP-në në zbatimin e marrëveshjes.

Gjithashtu, edhe përfaqësues të MPB-së dhe UNDP-së përshëndetën nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.