Kosova

Punëtorët e KEDS-it paralajmërojnë grevë

Shtatori është paralajmëruar grevë nga ana e punëtorëve të KEDS-it në Pejë.

Punëtorët gjatë ditës së sotme kanë protestuarpër rreth një orë para KEDS-it në Pejë.

Kryetari i federatës nga sindikata e pavarur “Elektro Kosova”, Hysni Gashi, tha se kjo protest është paralajmërim për grevë.

“ Këto ditë sindikata ka organizuar protestë 1 orëshe, paralajmëruese për një grevë  të përgjithshme e cila nëse nuk plotësohen kërkesat zbatimi ë marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagës për 150 euro, do të detyrohemi të futemi për grevë të përgjithshme, ajo do të bëhet në shtator, nëse nuk arrihet marrëveshja për ngritje të pagës, dhe për mos me ardh deri tek kjo po bëjmë apel, që të arrihet marrëveshja për kërkesat tona”, ka thënë Gashi.

Aika shtuar se ‘ekziston arsyeja për ngritjen e pagave të tyre sepse është rritur numri i konsumatorëve, dhe që nga viti 2008 ka pasur vetëm një korrigjimi prej 30 eurove për një pjesë të punëtoreve ndërsa më nuk ka pas ngritje të pagës’.