Shkurt.ch

Pushimet e verës: Mbi 100 mijë udhëtarë, për një ditë

Aeroportin e Cyrihut gjatë pushimeve të verës do ta frekuentojnë për një ditë më shumë se 100 mijë pasagjerë, rreth 25 mijë më shumë se në një ditë mesatare.

Në shumicën e kantoneve pushimet e verës tashmë kanë filluar. Këtë fundjavë nxënësit e Cyrihut do të mbushin çantat e tyre për pushime.

Sezoni i pushimeve do të ndihet edhe në aeroportin e Cyrihut: në fundjavë personat përgjegjës presin që trafiku të ketë rritje. Kjo kërkon që të gjithë partnerët e aeroportit të kenë një koordinim të mirë, përkujton aeroporti i Cyrihut në një raport të së mërkurës, përcjell albinfo.ch.

Duke pasur parasysh vëllimin e lartë të udhëtarëve, këshillohen udhëtarët të planifikojnë kohë të mjaftueshme dhe të mbërrijnë në aeroport të paktën dy orë përpara nisjes së aeroplanit.

Kush do të fluturojë në SHBA duhet të jetë tri orë përpara se të fillojë fluturimi. Deri më 20 korrik do të zbatohen masa më të rrepta të sigurisë. Në portën e fluturimeve të SHBA-së pajisjet elektronike të pasagjerëve sërish kontrollohen ndaras.