CH-Ballkani

PZAP-ja i refuzon si të pa bazuara ankesat e AAK-së për Istogun

Në vendimet e PZAP-së të publikuara sot, thuhet se janë të pabazuara ankesat për parregullsi gjatë votimit në këtë komunë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuara 14 ankesat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të bëra në këtë institucion, rreth pretendimeve për parregullsi gjatë rivotimit në Istog.

Në vendimet e PZAP-së të publikuara sot, thuhet se janë të pabazuara ankesat për parregullsi gjatë votimit në këtë komunë. Edhe ankesat e AAK-së për rinumërim dhe rivotim në disa vendvotime, janë të paarsyetuara dhe si të tilla janë hedhur poshtë.

Edhe anëtari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Hasan Shala, ka konfirmuar se të gjitha ankesat e AAK-së janë hedhur poshtë.