Shqipëria
Qendër strehimi për refugjatët jashtë BE: Kurz dhe Tusk propozojnë Shqipërinë
Shqipëria ose Afrika Veriore, me rëndësi jo BE: shefi i Këshillit të BE Donald Tusk kërkon qendra azili jashtë unionit. Prej atje do vendoset direkt për fatin e azilantëve që sillen me anije, shkruan “Der Spiegel”.
Ideja për ti parandaluar refugjatët që vijnë me anije përmes Detit Mesdhe po gjen gjithmonë e më tepër përkrahës. Miku më i ri i planit është presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, përcjell albinfo.ch.
Kjo është bërë publike gjatë një takimi të funksionerëve europianë. Ata planifikojnë të ndërtojnë një qendër azilpranuesish jashtë BE-së, nga ku do vendoset për fatin e (mos)pranimit të tyre në BE.
Këshilli i Europës “mbështet konceptin e platformës së zbarkimit” për refugjatët e shpëtuar në det. Kjo vjen si mundësi për të ulur numrin e refugjatëve drejt BE. Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, gjatë 2018 kanë ardhur 40 mijë refugjatë me anije në BE. Shumë më pak sesa 2017 dhe 2016.
Ide të ngjashme ka pasur përpara katër viteve edhe ish ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maizière (CDU). Ndërsa javëve të fundit, sipas medias austriake “Die Presse” kancelari Sebastian Kurz (ÖVP) kishte kërkuar që kjo qendër azili të ndërtoheshte në Afrikë Veriore ose Shqipëri.
Kjo ide e mbështetur fuqishëm nga popullistët dhe shumica e partive të djathta europiane, mund të rezultojë mollë sherri mes partive simotra gjermane CDU dhe CSU. Kjo e fundit kërkon që refugjatët ilegalë të kthehen mbrapsht prej në kufirin gjerman, gjë që kundërshtohet nga kancelarja Angela Merkel.
Plani detal për refugjatët do dalë nga takimi i radhës i shefave të BE – në 28 dhe 29 qershor.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?