Kuriozitete

Qeni që kujdeset për majmunin

Gjithkush ka nevojë për një mik të mirë, derisa një qen dhe majmun në Kolumbi duket se e kanë gjetur njëri-tjetrin.

Disa muaj pasi u bashkuam, kafshët janë të pandashme. Megjithatë, banorët vendës e thirrën policinë sepse majmuni bëhej agresiv kur njerëzit i afroheshin, përcjell albinfo.ch.

Policia ka marrë kujdestarinë e kafshëve në përpjekjet për t’i ndarë ato dhe për ta kthyer majmunin përsëri në botën e egër.

Por, disa ekspertë të kafshëve kanë shprehur shqetësim, duke thënë se kafshët nuk duhet të ndahen, pasi që majmuni nuk di të jetojë në ambiente të tilla dhe mund të refuzohet nga llojet e tij.