Shëndetësi

Qentë largojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës te njerëzit

Hulumtimi gjeti se ishte një rrezik më i ulët për probleme kardiovaskulare te pronarët e qenve. Kjo sepse qentë i mbajnë më aktivë fizikisht njerëzit

Pronarët e qenve kanë rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas një studimi i kryer te 3.4 milionë suedezë.

Ekipi hulumtues analizoi 3.4 milionë njerëz të moshave 40 deri 80 vjeçare duke i krahasuar ato të dhëna me të personave që ishin pronarë të qenve.

Hulumtimi gjeti se ishte një rrezik më i ulët për probleme kardiovaskulare te pronarët e qenve. Kjo sepse qentë i mbajnë më aktivë fizikisht njerëzit, transmeton Albinfo.ch.

Qeni po ashtu, sipas hulumtuesve, ngrit kontaktin shoqëror dhe mirëqenien e një familjeje.  Hulumtuesit kanë thënë se qentë kanë një masë mbrojtjeje edhe në pastërtinë e pronarëve.

“Rezultatet kanë treguar se një pronar i qenit ka 33 për qind më pak rrezik për vdekje dhe 11 për qind më pak rrezik për sulme në zemër”, thuhet në studimin e Uppsala University, shkruan BBC.

Studimi u bazua në të dhënat mes viteve 2001 dhe 2012.