Kosova

Qeveria demanton mediat serbe, Haradinaj udhëton për në Londër

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimorë që pritet të mbahet në Londër, Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq e jo kryeministri Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Londër për të marrë pjesë në këtë Samit, përcjell albinfo.ch.

Gashi ka theksuar se pjesë e delegacionit të ekzekutivit kosovar është edhe zëvendëskryeministri Jevtiq.