Shkurt.ch

Qeveria e Zvicrës heq “ndëshkimin martesor”, duke ulur taksën për çiftet e martuara

Taksimi i ri, i zvogëluar i çifteve martesoree do t`i shkaktojë federatës ulje prej1.2 miliard frangash të të ardhurave.

Këshilli Federal i Zvicrës (qeveria e vendit) ka vendosur në mbledhjen e tij të sotme që në të ardhmen të shfuqizojë të ashtuqaujturin “ndëshkim të martesës”, bën të ditur sda.ch.

Në këtë kuptim, qeveria ia ka dorëzuar Parlamentit për shqyrtim bazën ligjore e cila parasheh një taksë të re për partnerët martesorë, që ndryshon nga e sotmja, kur ajo paguhet në mënyrë direkte si taksë e nivelit federal.

Me të renë parashihet që taksat e bashkëshortëve në një hap të parë të llogariten nga të ardhurat e përbashkëta të çiftit, transmeton albinfo.ch. Në një hap të dytë, çiftet, do të taksohen si ato që jetojnë në konkubinat (lidhje e pazyrtarizuar) pra në mënyrë individuale, secili veç e veç. Në një rast të tillë, çiftet martesore do të taksohen më pak se ato në konkubinat.

Taksimi i ri i çifteve do t`i shkaktojë federatës ulje prej1.2 miliard frangash të të ardhurave.

Me këtë ndryshim do t`i jepet fund një debati shumëvjeçar pro et contra “ndëshkimit martesor” në shoqërinë zvicerane dhe do të shfuqizohet ngarkesa kundërkushtetuese që u bëhet çifteve martesore.

Duke prezantuar këtë vendim, ministri i resorit përkatës, Ueli Maurer ka thënë se “nuk përjashton një boom martesash” pas uljes së taksës.