Jeta në Zvicër

Qeveria e Zvicrës me 9 në vend të 7 ministrive?

Këshilli Federal i Zvicrës (qeveria e vendit) duhet të ketë nëntë pjesëtarë dhe jo shtatë sa ka tash. Këtë propozim e ka dhënë komisioni përkatës i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.

Por, një qëndrim i tillë nuk është i panjohur në opinionin zviceran. Ai qarkullon prej kohësh dhe vjen nga drejtime e burime të ndryshme.

Ndërsa sipas komisionit, shtimi i numrit të qeveritarëve, respektivisht resorëve qeveritarë, barra e punëve do të ndahej në më shumë persona duke u bërë më e përballueshme.

Ndërsa arsyeja tjetër është se me nëntë ministra do të arrihej një përfaqësim më i barabartë dhe më i drejtë i regjioneve të ndryshme gjuhësore të Zvicrës, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch.

Para së gjithash në këtë rast mendohet për regjionion italishtfolës (kantoni Tcino) i cili nga viti 1999 nuk ka pasur asnjëherë përfaqësues në Këshillin Federal.