CH-Ballkani

Qeveria gjermane rekomandoi që BE-ja të fillojë negociata me Maqedoninë

Qeveria gjermane rekomandoi hapje të negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE.

Në letrën dërguar deri te Bundestagu, Qeveria gjermane vlerëson se bilanci reformuese i Qeverisë së Maqedonisë fletë në favor të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE në Samitin e ardhshëm të Unionit javën e ardhshme, njofton MIA, përcjell Albinfo.ch.

“Miratimi (caktimi i datës për fillim të negociatave) do të jetë sinjal i vërtetë pozitiv për Qeverinë e Maqedonisë, e cila në mënyrë të fokusuar e ndjek zhvillimin reformues kundrejt presionit politik prej brenda dhe jashtë. Megjithatë, kushtëzimi duhet të mbahet”, theksohet në letrën që e transmeton DW në gjuhën maqedonase.

Në pjesën e kushteve të cilat Maqedonia duhet t’i përmbush para se t’i hap negociatat theksohen: hapa qartë të dukshëm për kthimin e pavarësisë të gjyqësisë, përpjekje të mëtejem për reforma në administratën publike, për shembull në pjesën e politikës kuadrovike, si dhe dhënie prioritet luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria gjermane në rekomandimet bën edhe dallim të qartë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Për Tiranën rekomandohet kushtëzim i negociatave madje pasi të zbatojnë një sërë reformash.
Mbështetje për Maqedoninë sot arriti edhe nga rupi më i madh i deputetëve në parlamentin gjerman CDU/CSU e kancelares Angela Merkel si dhe nga partneri i tyre i koalicionit – Socialdemokratët (SPD).