Kosova

Qeveria ndan 600 mijë euro për 10 vjetorin e Pavarësisë

Është miratuar  edhe propozim-vendimi për themelimin e Këshillit organizues për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se mjetet për shënimin e 10 vjetorit te pavarësisë do të ndahen nga fondi rezervë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se duhet të bëhet planifikimi i shpenzimeve nga ministrit përkatëse që marrin mjetet.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë është miratuar  edhe propozim-vendimi për themelimin e Këshillit organizues për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri, Haradinaj, ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën që ka pasur në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Ndërsa Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për kompleksin memorial në Prekaz, duke thënë se është nevojë emergjente dhe angazhim shtesë.