Shkurt.ch

Qeveria, për lejimin e shitjes së alkoolit në autostradë

Sipas komisionit përgjegjës, fakti që e drejta në fuqi nuk lejon që në vendpushimet në autostradë shërbimin dhe shitjen e alkoolit përbënshkelje të lirisë së konkurrencës.

Këshilli Federal i Zvicrës ka dhënë pëlqimin që në shitoret që gjenden në vendpushimet dhe pompat e benzinës  nëpër autostrada të mund të shitet dhe shërbehet alkooli.

Qeveria e vendit i rekomandon parlamentit që ta pranojë kërkesën përkatëse. Atë e ka sjellë Komisioni për komunikacion në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit, shkruan srf.ch.

Sipas komisionit të përmendur, fakti që e drejta në fuqi nuk lejon që në vendpushimet në autostradë shërbimin dhe shitjen e alkoolit përbën shkelje të lirisë së konkurrencës.

Kjo për faktin se shumica e vizitorëve të shitoreve në vendpushimet e përmendura nuk janë vetë vozitës, transmeton albinfo.ch. Pastaj është në përgjegjësinë e secilit ngasës që të mos e kalojë kufirin e promilëve të lejuar të  alkoolit.