Jeta në Zvicër

Qeveria shton masat për parandalimin e varësisë

Me planin e masave të marra për periudhën kohore 2017-2024 parashihet përforcimi i veprimeve drejt parandalimit të varësisë në radhë të parë te fëmijët dhe të rinjtë.

Për të parandaluar sëmundjet që vijnë si rezultat i varësive nga substanca të ndryshme dhe për të mbështetur personat e varur, federata në bashkëveprim me kantonet, qytetet dhe faktorët tjerë ka miratuar sot për herë të parë një strategji gjithëpërfshirëse kundër varësisë.

Me planin e masave të marra për periudhën kohore 2017-2024 parashihet përforcimi i veprimeve drejt parandalimit të varësisë në radhë të parë te fëmijët dhe të rinjtë. Po ashtu pritet të përmirësohet identifikimi i hershëm i varësisë, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga Zyra Federale pe¨r Shëndetësi (BAG). Në planin e masave parashikohet po ashtu që të zgjerohet edhe bashkëpunimi në mes të  organizatave që ndihmojnë kundër varësisë nga njëra anë dhe policisë në anën tjetër.

Sëmundjet që kanë burim varësinë personave të preku nga to dhe familjeve të tyre u shkaktojnë shumë vuajtje. Po ashtu shoqërisë këto sëmundje i kushtojnë disa miliarda franga në vit. Ato shkaktohen nga masat që duhet të ndërmerren për shërimin, rehabilitimin e të prekurve por edhe nga masat e natyrës sociale që bëhen të domosdoshme për trajtimin e tyre, thuhet në komunikatë.