Manifestime
Qeveria Zvicerane pro ndihmës prej 1.3 miliard frangash për BE-në
Por, ajo tash duhet ta dergojë këtë vendim të vetin për konsultim. Pas kësaj ai do ta bëjë vlerësimin e përgjithshëm të shkallës së marrëdhënieve me BE-në, para se ta kalojë atë në parlament
Këshilli Federal i Zvicrës mban parimisht qëndrimin për të vazhduar dhënien BE-së të ashtuquajturin “Fond të Kohezionit”, njofton sda.ch.
Siç dihet ky fond është i dedikuar për mbështetjen e zhvillimit të atyre vendeve në kuadër të BE-së që qëndrojnë më dobët ekonomikisht, kryesisht “vendeve të reja”, nga Evropa Lindore.
Vëllimi i kësaj ndihme do të jetë 1.3 miliard franga, transmeton albinfo.ch. Ajo përqendrohet më së shumti në promovimin dhe mbështetjen e arsimimit profesional në vendet e përmendura. Ndërsa 200 milionë franga të ke¨saj shume janë paraparë për masat që shtetet përkatëse duhet të marrin në fushë të migracionit.
Por, Këshilli Federal tash duhet ta dergojë këtë vendim të vetin për konsultim. Pas kësaj ai do ta bëjë vlerësimin e përgjithshëm të shkallës së marrëdhënieve me BE-në, para se ta kalojë atë në parlament.
“Miliardi i kohezionit” bëhet i kontestueshëm tash në kohën kur Zvicra ka vështirësi në marrëdhëniet me BE-në. Ato janë shkaktuar pas paralajmërimeve të BE-së për ndëshkim të Zvicrës, si përgjigje për tendencat që ka treguar kjo e fundit për të kufizuar lëvizjen e lirë me shtetet e BE-së.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe