E-Diaspora

QKK kërkon ndihmë për ekspozitën kushtuar dëshmorëve nga mërgata

“Në nderim dhe kujtim të dëshmorëve, Qendra Kulturore fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë

“Të nderuar bashkatdhetarë! Lufta e fundit  për lirinë e Kosovës, mobilizoi diasporën anembanë për ti dalë krah vëllezërve e motrave në atdheun tonë, tokës që kishte nevojë të merrte frymë pa  pushtuesin serb. Mijëra djem e vajza nga diaspora ju përgjigjen kësaj thirrje.

Një pjesë e madhe e atyre që shkuan për të luftuar për Lirinë e Kosovës, nuk u kthyen më në luksin e Zvicrës po u bënë gur atdheu”. Kështu fillon një shkresë që QKK në Cyrih u drejton bashkatdhetarëve duke i njoftuar ata për një projekt dhe duke kërkuar njëkohësisht ndihmën e tyre.

“Në nderim dhe kujtim të dëshmorëve, Qendra Kulturore fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë.

Këto të dhëna mund t`i dërgoni pranë Qendrës Kulturore në email; Shukrije.ramadani @gmail.com ose telefon 0041/0/765640138.

Ekpozita që do të hapet në fund të Korrikut  në Qendrën Kulturore, do të bartet në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë për të grumbulluar të dhënat e çdo luftëtari mbrojtës dhe në fund do të vendoset në Muzeun e Kosovë. Ata na e dhuruan jetën, ne mund t`ua dhurojmë përjetësinë duke i kujtuar!”, përfundon shkresa e nënshkruar nga Shukrije Ramadani-u.d. Drejtoreshë e Qendrës Kulturore në Zvicër.