Lajme

QKUK ndihmohet  me barna kundër kancerit

Donacionin me këtë lloj medikamenti në vlerë prej 500 mijë dollarëve kësaj klinike ia ka dhuruar "Americares" përmes partnerit vendor “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”

 

  • Foto ilustrim

Klinika e Onkologjisë në QKUK tashmë e ka më të lehtë për të trajtuar kancerin e mushkërive. Këto ditë kjo klinikë është furnizuar me medikamentin Afatinab që vepron si barrierë e cila ngadalëson ose ndalon zhvillimin e qelizave të kancerit, transmeton albinfo.ch.

Donacionin me këtë lloj medikamenti në vlerë prej 500 mijë dollarëve kësaj klinike ia ka dhuruar “Americares” përmes partnerit vendor “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”. “Americares vazhdon të mbështesë punën e `Aksionit për Nëna dhe Fëmijë`dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre.

Në rastin konkret, shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimesi dhe të përkrahet në nivel institucitonal”, ka thënë Dafina Krasniqi nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.